sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Te Barcelona alarmohen për Suarez, uruguaiani drejt largimit

Luis Suarez është një nga sulmuesit më të mirë të dy dekadave të fundit, por edhe të historisë së Barçës. Uruguaiani ka mundur të ambientohet në perfeksion me Mesin dhe ka gjetur rrugën e rrjetës në mënyrë të vazhdueshme, duke u futur në pesëshen e golashënuesve të Barçës.

Kontrata e tij me klubin spanjoll skadon verën e ardhshme dhe ai ka mundësi të rinovojë nëse luan mbi 60% të ndeshjeve. Gjithsesi, Suarez mund të mos vazhdojë te klubi blaugrana sezonin e ardhshëm. Inter Majemi nga MLS, ku drejton Dejvid Bekam, është vënë në gjurmët e tij.

Ish mesfushori anglez po punon personalisht për të bindur Suarez dhe flitet t’i ketë vënë në tavolinë një ofertë të parefuzueshme. Suarez nga ana e tij nuk ka thënë ende jo, por ka kërkuar kohë për tu menduar.

E përditshmja katalanase “Sport” ka bërë një sondazh mbi të ardhmen e sulmuesit dhe shumica e tifozëve (76%) janë të mendimit se Uruguaiani do të largohet këtë verë. Nga ana tjetër Barcelona po punon për të sjellë në “Camp Nou” Lautaro Martinez. /vipsport.al/