sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tare: Jemi në garë për Kumbullën, ju tregoj ç’ndodhi në takimin me Veronën

Lacio dëshiron të krijojë një ekip të denjë për sezonin e ardhshëm. Tare ka në plan të sjellë në “Olimpico” lojtarë me cilësi të lartë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Inzagi një skuadër të denjë për tu përfaqësuar në Champions League. Krah Luiz Felipes duhet një qendërmbrojtës dhe Marash Kumbulla është emri i parë në listë.

Për talentin e kombëtares sonë ka interes nga disa klube të tjerë, përfshirë Juventus dhe Inter, por edhe Lacio po bën përpjekjet e saj. Dy klubet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe kjo mund të ndikojë në avancimin e bisedimeve. Tare mund të luajë rolin e tij për të bindur Kumbullën, si bashkëatdhetarë që janë.

Para pak ditësh drejtori sportiv i Lacios vizitoi selinë e klubit të Veronës dhe për “Sky Sport” tregon se ç’ndodhi në këtë mbledhje. Sipas tij në këtë mbledhje nuk u vendos thuajse asgjë.

“Futbollisti në fjalë na intereson, kjo është arsyeja pse u takuam me drejtuesit e Veronës. Është një profil që mund të jetë shumë i rëndësishëm për vitet e ardhshme për skuadrën tonë. Gjithsesi, ka ende bisedime që duhen bërë dhe gjithçka është ende e hapur. Ne ishim të sigurt se nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, u shpreh Tare. /vipsport.al/