sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Tare flet mbi mundësinë e transferimit të Kumbullës: Nuk kemi ofruar asnjëherë 30 milionë

Lacio ka një strategji në lidhje me transferimet duke kërkuar të gjejnë gjithnjë të rinj premtues, por edhe me çmime të favorshme. Kjo nuhatje për të rinjtë e talentuar dhe me një vlerë të ulët e ka bërë Igli Taren një nga drejtorët sportivë më të mirë në Itali, e jo vetëm. Së fundmi, Tare i është vënë pas një talenti shqiptar.

Fjala është për Marash Kumbullën, lojtarin e Veronës, i cili në këtë sezon të Serisë A ka shkëlqyer. Mirëpo, mbrojtësi i kombëtares kushton 30 milionë euro sipas Veronës, një shifër që Tare thekson se deri më tani nuk e kanë ofruar në asnjë moment.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, Lacio nuk ka bërë asnjëherë ofertë 30 milionë euro për dikë. Kështu, thashethemet janë të pavërteta. Kumbulla mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Lacios dhe është një mundësi për ne për të provuar transferimin, por pa dalë nga filozofia jonë. Rreziku në lidhje me financat është gjithnjë prezente. Do provojmë të ndërtojmë një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Tare. /VipSport.al/