sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Takimi në FSHF për stadiumin e Fierit, projekti pritet të nisë zbatimin së shpejti

Stadiumi i ri që pritet që të ndërtohet në qytetin e Fierit, pritet që të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi do të ndërtohet nga e para në një hapësirë të konsiderueshme në dalje të qytetit të Fierit, ose në hyrje për nga Tirana.

Ky stadium pritet që të jetë me të tëra kushtet, e madje nga më modernët në vend dhe në të pritet që të luhen jo vetëm ndeshjet e kuqezinjve, por edhe ato të Kupave të Europës, që do të jetë një ndihmë edhe për skuaadrat jugore që mund të luajnë në kompeticione europiane, duke qenë se është edhe në një distancë të afërt me aeroportin e Rinasit.

Ndaj edhe të enjten në zyrat e FSHF-së, ka pasur edhe një takim mes kreut të FSHF-së, Armand Duka, presidentit të Apolonisë, Z.Koço Kokëdhima, por edhe përfaqësues nga Bashkia e Fierit. Me shumë gjasa, punimet pritet që të nisin në shtator, ku projekti që është në letër pritet të “zbardhet”…

E.S./Vipsport.al/