sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Surpriza e merkatos, Valon Berisha firmos në kampionatin francez

Valon Berisha nuk është më një futbollist i Lacios por do të luajë në kampionatin francez të futbollit. Lëvizja e papritur është zyrtarizuar në darkë nga Lacio që ka gjetur të gjithë të papërgatitur, pasi siç ndodh zakonisht, negociatat e Igli Tares me klubet e tjera janë gjithmonë të fshehta e të paparashikueshme.

Berisha është prezantuar në darkë në radhët e Reims, skuadër ku aktivizohet edhe Arbër Zeneli, duke nënshkruar atje një kontratë katërvjecare e vazhduar aventurën e tij në elitën e futbollit francez ku shpreson të lërë më tepër gjurmë sesa bëri në Itali.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se marrëveshja është mbyllur për 5 milionë euro, me Lacion që ka humbur financiarisht me futbollistin i cili për shkak të problemeve fizike apo formës, dha shumë më pak se sa pritej prej tij në radhët e bardhekaltërve. /vipsport.al/