sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Suarez: Lautaro është fantastik, kur të vijë do e ndihmoj të ambientohet

Luis Suarez është drejt fundit të aventurës te Barça dhe drejtuesit po punojnë për të sjellë pasuesin e tij, Lautaro Martinez. Flitet për arritjen e marrëveshjes për 70 milionë euro bashkë me kalimin e Firpos te Interi. Kështu, edhe te Barça po përgatiten të presin Lautaron dhe këtë e tregon edhe intervista e fundit e Suarez.

Uruguaiani tregon se ylli i Interit është një lojtar shumë i mirë dhe ka mundur të ambientohet menjëherë te Interi, duke e vendosur veten në listën e më të mirëve. “El Pistolero” nuk trembet nga ardhja e Lautaros dhe tregon se kur të vijë do mundohet ta mbështesë dhe ta ndihmojë të ambientohet.

“Ai është një lojtar fantastik. Ka arritur një nivel shumë të lartë te Interi. Nuk është e lehtë të shkosh nga Argjentina në Itali, por Lautaro ka kaluar çdo vështirësi në një ligë si ajo italiane. Ai është i ri dhe ne do të provojmë ta ndihmojmë nëse vjen te Barça për tu përshtatur sa më shpejt dhe ta bëjmë të ndihet sa më rehat”, u shpreh Suarez. /vipsport.al/