sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Strakosha, gati për duelin ndaj ekipit që e bëri të njohur në gjithë botën

Kjo javë do të jetë e veçantë për Thomas Strakoshën, siç janë çdo herë ndeshjet kudnër Milanit. Jo për shkak të ndonjë simpatie ndaj skuadrës kuqezi, por për faktin se karriera e tij si profesionist do të jetë gjithmonë e lidhur me Milanin.

Në 20 shtatorin e vitit 2016, i gjendur përballë një problemi fizik të Marketit, Inzagi vendosi t’i besonte për herë të parë Strakoshës. Luhej në “San Siro” përballë Milanit, një ndeshje e cila u mbyll 2-0 për kuqezinjtë, por që shënoi fillimin e rrugëtimit të Strakoshës në elitën e futbollit italian.

Pak nga pak ai u kthye në titullar fiks dhe që atëherë ka ndihmuar klubin të fitojë trofe të rëndësishëm kombëtarë si dhe të bëhet një emër i njohru edhe në arenën ndërkombëtare, pa harruar këtu vlerësimin e vazhdueshëm personal mes më të mirëve në Itali. Këtë fundjavë, ai do të ketë përsëri mundësi të luajë kundër kuqezinjve, por ndryshe nga herët e tjera me një objektiv shumë më prestigjioz si ai i luftës për titullin kampion. /vipsport.al/