sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Stadiumi ende në “ajër”, Besa rrezikon të luajë jashtë sërish!

Në Kavajë u fol për një projekt që do të niste këtë sezon, e madje nga sa bëhet e ditur sezonin e ardhshëm në Kavajë do të kishte një stadium modern, të rikonstruktuar totalisht sipas edhe projektit që u prezantua.

Një nga arsyet që kavajasit edhe këtë sezon dështuan që të ngjiteshin në Superiore, krahas anës financiare që ishte më kryesori, ishte edhe mungesa e stadiumit. Besa shumë ndeshje i ka luajtur në Lushnjë, Peqin, apo dhe Shijak e Rrogozhinë.

Por, stadiumi rrezikon që të mos jetë gati edhe në sezonin e ardhshëm dhe me shumë gjasa, Besa do ta nisë sërish jashtë shtëpisë së vet, duke qenë se ende nuk ka asnjë lëvizje për infrastrukturën në Kavajë.

Shumë skuadra të Kategorisë së Parë vuajnë nga terrenet dhe shumë ekipe detyrohen që të luajnë në fusha neutrale për shkak se stadiumet e tyre nuk plotësojnë kushtet!

/Vipsport.al/