sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sprinti drejt titullit në Kosovë, Drita fiton përsëri dhe arratiset nga ndjekësit

Drita e Gjilanit ka marrë sot ndoshta fitoren më të rëndësishme në këto javë të fundit të kampionatit Kosovar të futbollit, pasi me një fitore 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Feronikelit ka nisur atë që duket si arratia përfundimtare drejt fitores së trofeut.

Skuadra e Ardian Nuhiut ka vuajtur por ka marrë një sukses me shumë peshë sot në këtë transfertë, e udhëhequr nga goli e Vucajt i cili i dha avantazhin ekipit të tij në pjesën e parë. Në të dytën, pavarësisht tentativave të Dritës, ishte Feronikeli që barazoi rezultatin me Bojkun, duke lënë të mendohej se mund të kishte një surprise në këtë ndeshje. Por Gërbeshi gjeti më pas golin e fitores përfundimtare 2-1, që shkëputi Dritën 5 pikë nga ndjekësit më të afërt në luftën për titull.

Surpriza erdhi te ndeshja mes Trepça ‘89 dhe Vushtrrisë së rënë nga kategoria, pasi dueli u mbyll 1-1 dhe bën që ish-kampionët të rrezikojnë edhe ata t’i shoqrojnë një kategori më poshtë. Flamurtari ndërkohë ka mundur 4-3 Dukagjinin që mbyll tabelën duke hedhur një tjetër hap drejt qëndrimit në kategori. /vipsport.al/