sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Skënderbeu, peng i një vendimi, drejtuesit merkato me talente

Një tjetër verë në pritje… Vendimi që duhet të ishte bërë i ditur në qershor mbetet pezull, duke lënë po njëlloj dhe klubin korçar, që i duhet të bëjë planet për të ardhmen në bazë të verdiktit që do të vijë nga Zvicra. Sezoni që sapo u mbyll mund të konsiderohet pa dyshim i suksesshëm.

Një vend i katërt, që në një situatë normale do të siguronte Europën dhe që shërben për të shlyer një vit nga dënimi i dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit sportiv, një detaj me rëndësi jo të vogël, duke pasur parasysh opsionin e një reduktimi të dënimit në Gjykatën Supreme Federale, ndërkohë që e ardhmja mbetet ende një mister.

Dejvi Bregu e Bruno Dita, por edhe Koliçi janë zyrtarisht të larguar po ashtu edhe Marvin Turtulli, katër firo, që duhet të zëvendësohen patjetër. Por, ai që mban peng korçarët është vednimi, pasi një reduktim i tij do të bënte që drejtueist korçarë të ndërtonin një ekip kompakt dhe me synime, ndryshe, do të ndryshojnë ‘kurs’, duke afirmuar talente vendas dhe të huaj, për t’i shitur më pas, duke mbushur arkat e klubit dhe duke minimizuar shpenzimet vjetore…

E.S./Vipsport.al/