sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Skënderbeu luan sfidën e Europës, Daja në hall prej dëmtimeve

Skënderbeu do të luaj në transfertën e Durrësit të hënën në orën 20:45. Ndeshja ndaj Teutës vjen në një moment jo të mirë për Skënderbeun, ku krahas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, nuk po i ndahen edhe mungesat e lojtarëve titullarë.

Trajneri Ilir Daja nuk po gjen qetësi me formacionin, ndërsa edhe për transfertën e radhës janë në dyshim 6 lojtarë dhe bëhet fjalë për titullarë të rëndësishëm në Korçë, si: mbrojtësit Jashanica, Pollozhani dhe Meksi, por edhe Dejvi Bregu e Asion Daja apo dhe Gripshi.

Meksi dihet që e mbylli sezonin fill pas sfidës në Ballsh, ku u dëmtua në kavilje rëndë, ndërsa pesë lojtarët e tjerë do të mbahen nën vëzhgim deri një ditë para sfidës me durrsakët…

E.S./Vipsport.al/