sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

S’ka më modifikime për Dajën, Skënderbeu me vetëm një mungesë nesër ndaj Vllaznisë

Javët e fundit Skënderbeu nuk ka mundur të marrë rezultate pozitive dhe fajtor kryesor i kësaj situate kanë qenë mungesat e shumta. Teknikut Daja i është dashur të eksperimentojë, duke vendosur lojtarë jashtë jashtë pozicioneve natyrale, por duket se vuajtjet e tij kanë marrë fund.

Te Skënderbeu janë kthyer thuajse të gjithë të dëmtuarit, ndërkohë që dyshimi i fundit është Dejvi Bregu. Sulmuesi po bën maksimumin për të qenë gati për ndeshjen me Vllazninë dhe mbetet të shihet nëse do arrijë të jetë gati.

Daja nuk do bëjë modifikime, por do të ketë një mungesë të sigurt, këtë herë jo për shkak dëmtimesh. Shqiprim Taipi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ditën e nesërme për shkak se plotësoi numrin katër të kartonëve në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, të humbur minimalisht ndaj durrsakëve. /vipsport.al/