sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

“Shumë mirë i pozicionuar”, ja nota e Gjimshitit nga Eurosport për ndeshjen ndaj Napolit

Atalanta vazhdon të mahnisë Italinë me paraqitjet e saj teksa edhe në mbrëmjen e djeshme ia doli të merrte tre pikët e radhës përballë Napolit. Bergamaskët triumfuan me rezultatin 2-0 duke mos i dhënë shumë mundësi të kaltërve.

Pjesë e Atalantës për 81 minuta ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili si zakonisht kishte një ndeshje të mirë duke mos u gjendur asnjëherë në befasi. Në vlerësimet pas sfidës nga ana e Eurosport, futbollisti i kombëtares ka marrë notën 6.

“Nuk ekzagjëron me veprimet e tij dhe bën lëvizjet më të sigurta. Asnjëherë nuk e gjen veten jashtë pozicionet, gjithashtu është gjithnjë preçiz”, ishin fjalët e Eurosport për ndeshjen e zhvilluar nga Gjimshiti. /VipSport.al/