sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shtohet lista e pretendentëve për Florian Kamberin, tani ka “radhë” për të në Angli

Florian Kamberi ka luajtur shumë pak me Rejnxhërs, por duket se i ka bindur të gjithë se është gati për hapin e madh në karrierë drejt një kampionati më prestigjioz. Kjo ka shtyrë shuëm klube angleze që të hidhen në sulm për futbollistin që pret të debutojë së shpejti me përfaqësuesen shqiptare. Ai hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Hibernian në Skoci por është e qartë se këtë verë do t’i bashkohet përfundimisht një ekipi tjetër, pa përjashtuar këtu mundësinë e kthimit të Rejnxhërs.

Sipas mediave skoceze dhe vetë drejtuesve të Hibernian, Stiven Xherard vazhdon ta shohë Kamberin si një përforcim të mundshëm dhe në varësi të afrimit apo jo të emrave të tjerë në merkato gjatë korrikut, mund të vendosë që të kthejë në radhët e klubit lojtarin i cili në ato pak ndeshje që luajti nën drejtmin e tij, tregoi se mund të bënte diferencën.

Megjithatë, tani Rejnxhërs duhet të ketë kudjes dhe të nxitoihet, pasi mediat skoceze kanë raportuar se për Kamberin janë të shumta klubet angleze që janë të gatshme t’i japin një mundësi të tregojë vlerat e tij në radhët e tyre. Përveç Hall Sitit, tani për lojtarin raportohet se kanë shfaqur interes edhe Noruiç, Hadërsfilld dhe Midëllsbrou, të gjitha skuadra me emër ku ai do të kishte mundësinë të bënte hapin e radhës në karrierën e tij. /vipsport.al/