sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shkëndija siguron sulmuesin në pronësi të Pandev, “në gjueti” për mbrojtësin e Kukësit

Shkëndija nuk arriti të plotësojë asnjë objektiv këtë sezon dhe ka nisur menjëherë punën për të formuar një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm, ku synimi është kthimi te titulli kampion. Pas rinovimit me disa prej senatorëve dhe trajnerin Ernest Gjoka, radhën e kanë ardhjet e reja.

Një prej tyre është shumë pranë konfirmimit dhe bëhet fjalë për Ljupço Doriev. 24-vjeçari nga Strumica aktivizohet me Akademija Pandev dhe cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë në kampionatin fqinj (3 gola, 3 asiste, 17 ndeshje). Sipas maqedonasve “Sportmedia.mk”, drejtuesit e Shkëndijes e kanë kërkuar me ngulm dhe në fund kanë arritur të bindin Goran Pandev të lërë të lirë sulmuesin e krahut të majtë.

Siç raportojnë mediet kosovare, rol në këtë transferim ka luajtur edhe Lorik Cana, i cili ka shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me pronarin e klubit, Goran Pandev. Doriev pritet t’i bashkohet kuqezinjve në ditët në vazhdim, kur edhe do të bëhet zyrtarizimi i tij.

Gledi Mici pritet të largohet nga klubi i Shkëndijes dhe duhet një pasues. Tetovarët mësohet se e kanë gjetur dhe janë në tratativa për të transferuar mbrojtësin e Kukësit, Emiljano Musta. “Abcnews.al” raporton se ka patur kontakte mes elbasanasit dhe Shkëndijes, por asgjë nuk është konkretizuar dhe mbetet të shihet në vazhdim.

Musta ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër me Kukësin, por ka kërkuar të mos e aktivizojë këtë mundësi. Ai dëshiron të largohet dhe është në dyshim për zgjedhjen e tij, pasi përveç Shkëndijes ka edhe dy oferta të tjera. 28-vjeçari së fundmi e ka humbur vendin e titullarit te Kukësi, me Kotobellin, që ka fituar balotazhin në krahun e majtë të difensivës. /vipsport.al/