sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shkëmbimi i vitit, Barcelona i propozon Juventusit transferimin e Grizman

Antuan Grizman mund t’i japë lamtumirën Barcelonës pas vetëm një viti me fanellën e katalanasve. Sulmuesi francez duket qartësisht se nuk mund të ambientohet në këtë klub dhe kjo ka shtyrë drejtuesit që të mendojnë për largumin e tij, duke parë se me Setien ai praktikisht do i ketë dyert të mbyllura.

Sipas RAI Sport, Barcelona dhe Juventus kanë diskutuar për transferimin e sulmuesit drejt Torinos që gjatë kësaj vere. Gjatë bisedimeve për shkëmbimin mes Pjaniç dhe Artur, në skenë ka dale edhe emri i francezit dhe ka që tani një ide se si mund të kryuhet pa shpenzime nga të dy klubet.

Katalanasit janë gati të heqin dorë nga francezi nëse Juventusi u jep si shkëmbim bashkëkombësin e tij, Adrien Rabio, si dhe brazilianin Duglas Kosta. Kështu, katalanasit do të përforconin mesfushën dhe krahët, ndërsa Juventusi qendrën e sulmit ku me largimin e Higuain do të duhej të afronte gjithsesi një sulmues tjetër.

Mbetet për t’u parë se sa është i gatshëm Grizman që të transferohet në Torino e sidomos nëse është gati të bëjë një sakrificë të rëndësishme ekonomike pasi Juventusi vështirë se mund të paguajë rrogën e tij. /vipsport.al/