sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sherr për një të infektuar me COVID-19, Lenjani kundër Ligës Zvicerane: Mendojnë vetëm për paratë

Ermir Lenjani i është kundërvënë sot publikisht Ligës Zvicerane të Futbollit, duke e akuzuar se mendon vetëm për të ardhurat financiare e jo për shëndetin e lojtarëve apo për situatat e tyre. Shkak është bërë shtyrja me një ditë e ndeshjes mes Ksamaks dhe Sionit të Lenjanit, për arsye të një infektimi më COVID-19.

Gjatë ditës u mësua se në radhët e ekipit të Ksamaks kishte një futbollist të infektuar me autoritetet shëndetësore që kërkuan që ndeshja e planifikuar për sot, të mos zhvillohej derisa të kryheshin testet. Për Sionin lajmi ishte i papritur pasi e mësuan pak orë para sfidës, pasi kishin udhëtuar për këtë duel, aq më shumë pak ditë pasi kishin parë t’u shtyhej një ndeshje tjetër me Zyrihun që gjithashtu ishte në karantinë.

“Bravo SFL, asnjë zgjidhje, sjellje amatore, etj. Gjëja kryesore është që të bëhet gjithçka që kampionati të luhet deri në fund dhe të shohin arkat e tyre”, shkroi ai fillimisht në rrjetet sociale.

Më pas, ai komentoi rreth kësaj çështje në mediat zvcierane. “Në atë moment thjesht shpreha atë që ndjeja. Është stresuese që të anullohet ndeshja rreth 5 orë para zhvillimit të saj. Ndeshja u shty zyrtarisht për të enjten, por nuk e dimë realisht nëse do të luhet”, tha Lenjani rreth situatës së çuditshme që është krijuar në kampionatin zviceran. /vipsport.al/