sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shënon ish-sulmuesi kuqezi në minutat shtesë, Prishtina fiton me vuajtje

Prishtina ka siguruar sot një fitore shumë të vuajtur, por njëkohësisht tejet të rëndësishme përballë Drenicës në një nga ndeshjet e para të javës së 28 të Superligës së Kosovës. Ekipi i Armend Dallkut ka triumfuar 1-0 dhe mbetet në ndjekje të Dritës kryesuese, favorite për të siguruar trofeun në këtë edicion.

Në një ndeshje shumë të vështirë, skuadra kryeqytetase ka vuajtur për të marrë tri pikët, pasi e ka siguruar fitoren vetëm në ekstremin e sfidës. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Ahmet Januzi, ka shënuar në minutën e 94 të këtij dueli golin e vetëm, duke i dhënë tre pikë të arta skuadrës së tij. Ky ishte goli i 14 në këtë kampionat për sulmuesin, që bëhet tashmë golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në këtë edicion.

Fitorja çon Prishtinën 2 pikë pas Dritës në klasifikim, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak, teksa do të zbresë të dielën në fushë përballë Llapit. /vipsport.al/