sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shënkolli U17 bën historinë, marrin titullin e parë kombëtar në histori

Futbolli i moshave është afër përfundimit të sezonit dhe ditën e sotme është mbyllur kampionati kombëtar i grupmoshës U17. Në finale kishin mbërritur Vllaznia dhe Shënkolli, që diksutuan titullin në stadiumin “Selman Stermasi”. Ka qenë goli i Ensar Shimës, që ka vendosur fatet e kësaj ndeshje me golin e tij në minutën e 77.

Sulmuesi me këtë gol hyri në historinë e Shënkollit, duke i dhënë kësaj skuadre trofeun e parë kombëtar në historinë e saj. Kjo ndeshje megjithëse pa tifozë, mori vëmendjen e duhur nga skautët dhe stafet e kombëtareve të moshave, që ishin të pranishëm për të evidentuar lojtarë cilësorë, që mund t’i shërbejnë futbollit shqiptar në të ardhmen.

Shënkolli: Simoni, Prendi, Rrapi, Macaj, Shimaj, Ndoj, Vuksani, Kaceli, Lekaj, Gjoka, Çuni.

Vllaznia: Kacaj, Qerpiku, Mataj, Mujaxhi, Papaj, Selmani, Kodra, Spahija, Perloshaj, Delaj, Alivoda.

Kampionati Kombëtar U17, Finale

Shënkolli-Vllaznia 1-0
Shënues: Shima 77’