sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shehi: Shkurtaj mund të ketë mbyllur sezonin, Teuta ishte më mirë fizikisht

Megjithëse nuk shënoi, Kukësi mundi të barazojë pa gola ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, duke i dërguar me një avantazh të lehtë në Durrës në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes për “Super Sport” u prononcua trajneri i verilindorëve, Orges Shehi.

“Gabimet? Ndodh kur të bën presing lart kundërshtari. Mund të eliminohen gabimet. Nuk duhet mbajtur topi shumë. Kjo vjen prej presionit të kundërshtarit. Me një pasim të mirë mund të dalësh nga presioni që të bën ekipi rival. Kishim raste të pastra, sidomos në pjesën e parë. Një e kishim me Ethemin. Nuk mund t’i qajmë tani, nuk kemi çfarë të bëjmë.

Nuk jemi të barabartë me Teutën në aspektin fizik. Lojtarët kanë ardhur me vonesë. Një pjesë me zor i kemi sjellë në Shqipëri. Aspekti fizik nuk na lejon të luajmë njëlloj si në 20 minutat e para. Dëmtimet? Është e vështirë të jesh pa pikë referimi. Dihen vlerat e Shkurtaj. Dëmtimi i tij na penalizoi shumë. Mund të mungojë 2-3 javë, ose deri në fund. Kuper nuk e di çfarë dëmtimi ka. Do improvizojmë, nuk kemi çfarë bëjmë.

Nuk mendojmë vetëm për Kupën. Shkojmë në ndeshjen me Tiranën dhe do luftojmë fort. Është treni i fundit. Do jetë e vështirë pa sulmuesin kryesor. Me Abazajn në majë është një mënyrë improvizimi. Jemi pa fat me dëmtimin e Shkurtajt, pasi ndodhi që në minutën e dytë”, u shpreh Shehi. /vipsport.al/