sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shehi: Kjo fitore ishte vazhdimësi e asaj ndaj Tiranës, Musollin nuk e kemi në listën e penalltive

Kukësi arriti të fitojë pastër 3-0 ndaj Teutës në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i verilindorëve, Orges Shehi.

“Mendoj se është vazhdimësi e lojës së mirë, sidomos pas asaj të Tiranës, e vazhduam ku e lamë, fitore e rëndësishme përballë kundërshtarit më të fortë të momentit, vazhdojmë rrugën drejt objektivit që nuk është në dorën tonë. Puna jonë ishte të vlerësonim ndeshjen sot pavarësisht pikëve që ka marrë kundërshtari.

Kuper? Po e ndihmon skuadrën, po tregon veten dhe është një i ri që po bën mirë. Kampionati nuk është në dorën tonë. Ne do të bëjmë maksimumin, shpresojmë që kundërshtari të ndalojë, para dy javësh ishim nëntë pikë mbrapa, tani jemi katër. Në futboll diçka ndodh, nuk them dot me përqindje, por do të japim 100%, ekipi pas pandemisë po bën shumë mirë. Dy kundërshtarëve të tillë tu shënosh pesë gola është për tu përgëzuar.

Shpresojmë dhe do të bëjmë punë tonë. Unë mendoj se ka vlerë se është një fitore e situatës psikolgijike, duke qenë pas barazimit të djeshëm është fitore e rëndësishme, por më e rëndësishme do të jetë ajo e së mërkurës, shpresojmë ta zgjidhim shpejt. Musolli nuk është në listë te penalltitë, por kishte dëshirë. Duke pasur mirëkuptimin tim dhe lojtarëve, me rezultat të tillë i japim kënaqësi kapitenit. Fatkeqësisht e humbi, ndaj nuk merr guximin ta bëjë prapë.

Kur shkon ndeshja ashtu, edhe ne u munduam të ruajmë energji, u mudnuam të bëjëm ndërrimet sa më shpejt për shkak se luajmë të mërkurën, duam të ruajmë energji, edhe për menaxhimin e lojës në këtë periudhë. Nuk jam i kënaqur me kartonin e kuq se Krasniqi po bëhet i rëndëasishëm për ne kohët e fundit, por kur je 3-0 e humbet përqendrimin. I thashë ekipit të qarkullojë më shumë topin”, u shpreh Shehi. /vipsport.al/