sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shansi i mbijetesës, Dinamo synon 3 pikët ndaj Egnatias

Tashmë që ka nisur edhe faza e dytë e fazës “Play-Out”, te Dinamo janë duke punuar me llogari, pasi blutë duhet që të marrin maksimumin e pikëve për të mos rënë nga kategoria e mbase për të shmangur edhe ndeshjen shtesë me një nga ekipet e Kategorisë së Dytë.

Blutë kanë 18 pikë, dhe me Shkumbinin e përjashtuar rrezikojnë shumë, për më tepër që lanë pikë një javë më parë ndaj skuadrës së Tërbunit të Pukës në fushën e tyre, një gabim i pafalshëm, ndonëse pas ndeshjes pati akuza nga blutë për gjykimin.

Ndërsa duhet theksuar se ndaj Egnatias, pritet që Dinamo të ketë mungesën e Kolgegës, një prej më të mirëve që u ndëshkua ndaj pukjanëve, ndërsa synimi janë tri pikët, ndryshe mbijetesa bëhet shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur…

E.S./Vipsport.al/