sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Shansi i fundit për titullin, Kukësi në hall për sulmuesit ndaj Tiranës

Diferenca në kampionat mes Kukësit dhe Tiranës është nëntë pikë. Por, kjo mund të ndryshojë teksa skuadrat ndeshen këtë të hënë në një sfidë që mund të përcaktojë shumë në fatet e sezonit. Mirëpo, në atë që mund të quhet si mundësia e fundit e Kukësit pasi nëse verilindorët nuk marrin tre pikë, atëherë vështirë se mund të arrijnë Tiranën në krye, trajneri Orges Shehi ka problemin e dëmtimeve në fazën ofensive.

Në takimin e djeshëm të Kupës ndaj Teutës, Kukësi humbi për arsye dëmtimi sulmuesin Vasil Shkurtaj. Futbollisti u detyrua të braktiste fushën në minutën e nëntë, ndërsa problem rrezikon ta lejë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Por, sikur të mos mjaftonte Shkurtaj, edhe zëvendësuesi i tij Kuper pësoi një dëmtim. Ndaj, në ndeshjen ndaj Tiranës ditën e hënë, trajneri Orges Shehi duhet të improvizojë në sulm për t’iu bërë dëm bardhebluve. /VipSport.al/