sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sfidat direkte për Europën në Superiore, ja si është bilanci i pretendentëve në rast pikësh të barabarta

Kategoria Superiore pak nga pak po i afrohet fundit dhe duket se e vetmja enigmë që duhet zgjidhur është ajo sa i përket renditjes në zonën e Europës. Me moslicencimin e gjysmës së ekipeve për garat ndërkombëtare dhe me Tiranën që shkon drejt titullit kampion, duket qartësisht se gara e ndezur në këto javë ku do të bëhen mirë llogaritë, do të jetë për një vend në Ligën e Europës.

Në një tabelë shumë të ngjeshur që ndryshon javë pas jave vendet e skuadrave, ekziston mundësia reale që ky kampionat të regjistrojë në fund skuadra që kanë pikë të barabarta, që do të bënte që kualifikimin në Europë ta vendosnin përplasjet direkte gjatë ketij sezoni.

VIP Sport tregon në vijim panoramën e deritanishme sa u përket skuadrave të Kukësit, Teutës, Laçit dhe Partizanit në ndeshjet mes tyre, 4 ekipe të cilat prakitkisht do të ndajnë 3 vendet e mbetura për Europën në momentin kur Tirana të konfirmohet matematikisht kampione. Vlen të theksohet se në javët e mbetura, Teuta e vendit të tretë do të duhet ta ruajë këtë pozicion ndaj të tre skuadravce të tjera me të cilat do të ndeshet, por vetëm me Kukësin ka dilema sa i përket eventualitetit të renditjes me pikë të barabarta. Në vijim, bilanci që sheh të avantazhuar njërin ekip apo tjetrin nëse përfundojnë me pikë të barabarta në fund të këtij sezoni:

Kukësi (56 pikë)
I favorizuar nëse mbyll kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin. Në katër ndeshje kundër të kuqve regjistron 3 fitore ndërsa 1 sfidë është mbyllur në barazim.

Teuta (50 pikë)
E favorizuar nëse mbyll kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin. Kanë luajtur deri tani 3 ndeshje dhe 2 fitore janë të durrsakëve e 1 barazim, ndaj ky bilanc nuk ndikohet nga ndeshja e fundit mes skuadrave.

Laçi (49 pikë)
I favorizuar nëse mbyll kampionatin me pikë të barabarta me Kukësin ose me Teutën. Me Kukësin janë luajtur të 4 ndeshjet dhe ka 2 fitore për kurbinasit, 1 barazim dhe 1 fitore për veirlindorët. Me Teutën ka luajtur 3 ndeshje, por regjistron 2 fitore dhe 1 barazim, ndaj nuk ndikohet nga ndeshja e fundit.

Partizani (48 pikë)
I favorizuar nëse mbyll kampionatin me pikë të barabarta me Laçin. Këtë sezon ndaj kurbinasve në 4 ndeshje regjistron 3 fitore ndaj 1 të Laçit.

I vetmi duel që mbetet për t’u caktuar nga ndeshja e fundit është mes Teutës dhe Kukësit. Ata kanë ndarë nga një fitore dhe kanë një baraizm në tre sfidat e deritanishme, ndërsa për momentin golavarazhi flet për Kukësin me shfirat 6-3. /vipsport.al/