sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Setien: Ndeshja me Napolin është çelësi, ne do kemi pushim dhe kjo është lotari

Trajneri i Barcelonës ka komentuar shortin e sotëm të Ligës së Kampionëve, aty ku skuadra e tij nëse kalon Napolin ka një mundësi të madhe që në çerekfinale më pas të ndeshet me Bajern Mynih. Mirëpo, tekniku kërkon që ekipi i tij të jetë i përqendruar te sfida me italianët pasi nëse nuk kalohen ata, atëherë kalendari i Champions për ta do të ishte i kotë.

Ndërkaq, Setien prek edhe faktin se kampionati spanjoll përfundon më datë 19 korrik dhe Liga e Kampionëve për Barcelonën nis më datën 7 gusht. Ky pushim në mes, për Setien nuk dihet nëse do të jetë për mirë apo për keq.

“Nuk kisha shumë pritshmëri për shortin, është e rëndësishme të përqendrohemi te shorti sepse është çelësi. Do luajmë në shtëpi, do më pëlqente të luanim me tifozë, por nuk është e mundur. Pjesa tjetër e shorteut është e mirë, por nuk ka asnjë vlerë nëse nuk përqendrohemi me Napolin.

Ndoshta, Napoli do të ketë një avantazh pasi do vazhdojnë të luajnë ndërsa Barcelona do ketë një pushim. Mund të jetë si një lotari, sepse ditët e pushimit mund të na dalin për mirë ose për keq”, u shpreh Setien. /VipSport.al/