sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Setien flet për të ardhmen e tij: Nuk duhen vlerësuar vetëm rezultatet, por edhe puna

Trajneri Kike Setien ka ardhur te Barcelona me një kontratë gjashtëmujore e cila mund të rinovohej vetëm nëse ai ia dilte të fitonte trofe në këtë sezon.

Deri më tani, këtë mundësi e ka humbur në Kupën e Mbretit, ndërsa kampionatin ia shpëton vetëm një mrekulli pasi Real Madrid i mjaftojnë tre pikë për të qenë kampionë matematikisht.

Në listë mbetet Champions league, megjithatë dihet vështirësia e këtij kompeticioni. Por, pavarësisht këtyre fakteve, Setien kërkon hapur të qëndrojë te Barcelona edhe për sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht që e mendoj të jem në krye të Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm. Realiteti është se pritshmëritë ndonjëherë nuk përmbushen, por pas tyre është një punë e madhe, e cila është për t’u vlerësuar. Nuk mund të vlerësohet vetëm rezultati. Megjithatë, kjo është ajo që kuptoj unë, ose ajo që unë dua të vlerësohet”, u shpreh Setien. /VipSport.al/