sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sërish episode me VAR, mbrojtësi i Realit: Zhurma që krijohet nga jashtë, nuk na intereson

Real Madrid mori fitoren e tetë në La Liga pas rikthimit nga ndërprerja e koronavirusit. Tetë fitore që i kanë mundësuar galaktikëve të dalin në krye të kampionatit dhe ta udhëheqin atë me katër pikë para rivalëve të Barcelonës. Në sfidat e fundit ka pasur polemika për fitoret e Los Blancos, për shkak të përdorimit të VAR që gjithnjë ka qenë në favorin e tyre.

Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Alavesh, goli i dytë erdhi me konfirmimin e VAR. Kjo ka bërë që të ketë shumë polemika, mirëpo duket se fjalët nuk hyjnë në mjedisin e futbollistëve madrilène. Është Rafel Varan, i cili shprehet se zhurma që shkaktohet nga jashtë, nuk i intereson.

“Zhurma që është krijuar jashtë ambientit tonë nuk na intereson. Ne jemi të fokusuar vetëm te fitorja. Ka episode në futboll, ka edhe VAR dhe nuk nuk mund ta kontrollojmë atë. Kemi një grup të fortë me talente shumë të mirë. Lojtarët kanë besimin e trajnerit dhe në fushë të gjithë punojmë së bashku”, u shpreh Varan. /VipSport.al/