sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Selmani: Dy orë stërvitje nuk mjaftojnë, Superiorja ka të fortë, por ne i kemi mundur

Adolf Selmani është padyshim një nga zbulimet e Kategorisë Superiore të këtij sezoni. Mbrojtësi i talentuar u shfaq në formacion në fund të marsit dhe më pas ishte stabël në 11-shen e Cungut, duke qenë një nga qendërmbrojtësit më stabël, pas periudhës së ndalesës prej pandemisë.

Mbrëmë 20-vjeçari ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc News”, ku foli për objektivat e skuadrës dhe përditshmërinë e tij.

“Jemi të  kënaqur, i arritëm objektivat që kishte klubi. Përderisa Tirana fitoi kampionatin, atëherë ka bërë futbollin më të bukur. Të gjithë hapin probleme nëse nuk i vlerëson aq sa duhet. Janë skuadra të forta në Superiore, por të gjitha i kemi mundur.

Klubi tregon shumë seriozitet dhe disiplina është e fortë, është numri një. Merkato? Normal që do të përforcohet skuadra, por e di presidenti. Qendra e mbrojtjes problem? Çdo pozicion ka vështirësitë e veta.

Përditshmëria? Nuk mund të rritesh me dy orë stërvitje që bën me ekipin, flas të shkosh në nivele të larta. Bëj 2-3 herë në ditë stërvitje. Në mëngjes, pushim, rikuperim. Pastaj stërvitje me ekipin dhe nëse del koha, bëj sërish stërvitje individuale në darkë. Disiplina është numri një“, u shpreh Selmani. /vipsport.al/