sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Selmani: Dua të transferohem në një klub të madh. Lila zbulon se nga kush ka marrë ofertë portieri

Gentian Selmani ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë në këtë sezon me skuadrën e Lisë së parë turke, Menemenspor. Paraqitjet e ish-portierit të Laçit, nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe në këtë formë për Selmanin ka oferta. Ndërkohë, në mbrëmjen e djeshme, Selmani në një intervistë për emisionin “Fair Play” thekson se dëshiron të transferohet në një klub të madh, por nuk ka dashur të zbulojë emra.

“Kam patur një dëmtim dhe dy ditë para ndeshjes nuk kisha bërë stërvitje. Trajneri më tha të mos rrezikoja, pasi edhe objektivat i kemi arritur. Ka patur interesime dhe biseda me disa klube, por oferta konkrete ende nuk kam patur. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Të mbaroj fillimisht sezonin dhe më pas do të bisedoj për të ardhmen. Natyrisht që do të dëshiroja të transferohesha në ndonjë klub të madh dhe për këtë po punoj çdo ditë”, u shpreh Selmani.

Megjithatë, ai që ka zbuluar një klub që ka interes për Selmanin, ka qenë Andi Lila i cili ishte gjithashtu pjesë e emisionit.

“Unë flas konkretisht gjithmonë dhe do e zbuloj një emër. Selmanin e kërkon dhe ka pasur ofertë nga Qarabak, atje ku ka luajtur edhe Agolli. Është një ekip që shkon në grupet e Champions League dhe është gjë shumë e mirë. Seria A pastaj është një ëndërr për çdo lojtar, që unë e kam prekur, por ia uroj edhe Selmanit. Po paraqitet në mënyrë fantasike te Menemenspor, ata shumë pikë i kanë nga Gentiani që është gjithmonë lojtari më i mirë”, u shpreh Lila.