sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sarri nuk e mendon rotacionin: Bufon e kam parë të bëjë gjëra të pabesueshme në stërvitje

Juventusi tashmë po luan me ritëm të plotë ndeshje çdo 3-4 ditë, por trajneri i bardhezinjve, Mauricio Sarri, nuk mendon se skuadra ka nevojë për rotacion në këto momente. Në konferencën e sotme për shtyp, para derbit kundër Torinos, ai ka folur për sfidën, por edhe për gjendjen e ekipit.

“Mendoj se pas një periudhe të gjatë mungese aktiviteti, mund edhe të luhet me vazhdimësi, meqë nuk ka miqësore apo mënyra të tjera për të luajtur. Më pas do të ketë nevojë për pak pushim, në këtë moment të dhënat nuk na japin sinjale lodhjeje, pastaj të shohim.

Bufon në fushë? Do të bëjmë mbledhjen teknike dhe do e diskutojmë. Ai është një alternativë mund të themi. Bufon ka luajtur 15 ndeshje, është ende një portier jashtëzakonisht i fortë, në stërvitje e kam parë të bëjë disa gjëra që janë të pamendueshme për moshën e tij. Ai është i rëndësishëm si portier, ashtu edhe si njeri”, tha Sarri për gardianin i cili do të vazhdojë te Juventusi edhe në sezonin e ardhshëm. /vipsport.al/