sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Sane prezantohet te Bajern: Champions League është prioritet, ky një klub i madh

Leroi Sane është shndërruar zyrtarisht në futbollistin më të ri të Bajern Mynih. Sulmuesi në prezantimin si futbollist i bavarezëve i jep prioritet Ligës së Kampionëve, ndërsa thekson se me trajnerin Hansi Flik njihet prej kohës kur ka qenë me skuadrën U-21 të Gjermanisë.

“Bajern Mynih është një klub i madh, me objektiva të mëdha. Këto objektiva më shkojnë për shtat edhe mua. Mezi po pres të nis këtë eksperiencë të re dhe të stërvitem me ekipin.

E njoh trajnerin Hansi Flik prej kohës kur isha te skuadra U-21, kemi një raport të shkëlqyer. Dua të fitojë shumë tituj me Bajernin, teksa Liga e Kampionëve është prioriteti im”, u shpreh Sane, i cili ka firmosur deri në vitin 2025. /VipSport.al/