sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rumenige: Tiago Alkantara do të largohet nga Bajern Mynih, ata që e duan do paguajnë

Tiago Alkanatara është padyshim një nga pikat më të forta të Bajernit prej vitesh, por aventurës së tij në Gjermani i ka ardhur fundi. Prej javësh flitet për një marrëveshje me Liverpulin dhe duket se gjithçka konfirmohet me një deklaratë të Karl Heinz Rumenige, drejtori i përgjithshëm i klubit kampion Gjermanie. Kontrata e 29-vjeçarit me Bajernin skadon verën e vitit të ardhshëm dhe klubi po mundohej ta mbante.

Rumenige për mediet gjermane është shprehur se drejtori sportiv Hasan Salihamidziç ka qenë pranë marrëveshjes për zgjatjen e kontratës së Tiagos dhe kur gjithçka u duk se po shkonte mirë, mesfushori kishte shprehur dëshirën të largohej. Klubi nuk do e pengojë spanjollin, por do e lejojë të largohet në këmbim të një shumë të caktuar, ndjeshëm më të ulët se vlera reale e mesfushorit, për shkak se skadimi i kontratës së tij është verën e ardhshme.

Në të vërtetë, bisedat që Hasan Salihamidziç pati me të, ishin gjithnjë shumë produktive. Dhe në një moment kur në të vërtetë dukej se do të arrihej një marrëveshje, Tiago informoi Hasanin se donte të ndërmerrte një aventurë të re. Ne do të duhet ta pranojmë. Kemi një kontratë, që është akoma e vlefshme për një vit dhe nëse ai bie dakord me ndonjë klub, ata duhet të paguajnë një shumë të caktuar për transferimin e tij.

Nuk dua të bëj ndonjë koment publik në lidhje me shumën, që kemi në mendje. Nuk jam zemëruar aspak. Mendoj se ai është futbollist i shkëlqyer dhe është gjithashtu djalë me karakter pozitiv. Nuk duhet të harrohet se është 29 vjeç, ai është në një moshë ku, nëse dëshiron të bëjë diçka të re, duhet ta bëjë tani sepse nëse arrin në të 30-tat, do të jetë më e vështirë të lëvizë”, përfundoi drejtuesi i bavarezëve. /vipsport.al/