sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rosi nuk ka ndërmend të ndahet nga Moto GP, firmos kontratën dyvjeçare me një tjetër skuderi

Valentino Rosi duket i pashteruar në energjitë e tij për të garuar në Moto GP. Legjenda e këtij sporti është tashmë 40-vjeç, mirëpo mosha siç thonë është thjesht një numër. E këtë shprehje duket e njeh mjaft mirë italiani, i cili ka vendosur të jetë prezent në garat me motorë edhe për dy sezone pas këtij që do të nisë javën e ardhshme.

Kështu, mediat italiane bëjnë të ditur se Rosi ka firmosur një kontratë dyvjeçare, por jo me Jamahën ku garon aktualisht, por me Petronas dhe do të jetë shok skuadre me Franko Morbidelin. Në këtë formë, Rosi do jetë present në Moto GP deri në vitin 2023, atëherë kur të ketë mbushur plot 43-vjeç.

Gjatë karrierës së tij, Rosi ka fituar shtatë tituj botëror, ndërsa ndiqet nga Mark Markez me gjashtë të tillë dhe që është pretendenti kryesor për ta kaluar në renditje. /Vipsport.al/