sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Risi e çuditshme e PSG, do zhvillojë miqësore 120 minuta me katër pjesë loje

Pas fitores me shifrat 9-0 të marrë në miqësoren e luajtur kundër Le Havre të dielën e kaluar, PSG do të kthehet në fushë të premten në orën 19:00 për të luajtur një miqësore kundër belgëve të Uasland-Beveren.

Në këtë ndeshje do të ketë një risi absolute, takimi do të ndahet në katër pjesë nga 30 minuta, pra do të zgjasë plot 120 minuta. Kjo bëhet me qëllim për t’i dhënë Tomas Tuhel mundësinë të vlerësojë më mirë gjendjen e lojtarëve të tij dhe për të përgatitur sa më shumë skuadrën për ndeshjen finalen e Kupës dhe rinisjen e Champions League, ku francezët përballen me Atalantën në super formë.

“Të premten do të luajnë të gjithë një orë. Objektivi ynë është të jemi sa më të përgatitur për sfidën ndaj Sant-Etien”. Më datë 24 korrik kryeqytetasit diskutojnë Kupën e Francës, teksa kujtojmë se kampionati në Francë është mbyllur para kohe për shkak të pandemisë, duke shpallur PSG kampion. /vipsport.al/