sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rikthimi i Formula 1, Hemilton dhe Mercedes dominojnë provat e lira në Austri

Luis Hemilton e ka nisur në mënyrë dominuese këtë sezon në Formula 1, duke qenë më i shpejtë se të gjithë të tjerët në provat e lira të ditës së sotme në Çmimin e Madh të Austrisë. Kjo do të jetë etapa e parë e këtij sezoni dhe për britanikun, duket qartësisht se objektivi mbetet ai i konfirmimit si numri 1 në botë.

Si në seancën e paradites, ashtu edhe të pasdites, ai dominoi duke xhiruar më shpejt se shoku i tij i skuadrës që u rendit i dyti, Valteri Botas, për të treguar se të tjerët kanë ende shumë punë për të bërë që ta arrijnë e të kërcënojnë fronin e tij. Ferrari vazhdon të vuajë ndërkohë, me Fetel që siguroi vendin e katërt në mbyllje të provave të pasdites, ndërsa Leklerk nuk arriti më shumë se vendin e nëntë.

Surpriza e këtij sezoni duket se do të jetë skuadra Racing Point, e cila me Serxhio Perez ka siguruar sot vendin e tretë në mbyllje të këtyre provave dhe premton për një rol prej protagonisteje në fundjavën e garës që do të hapë këtë sezon të veçantë. /vipsport.al/