sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rekord dhe titullar i padiskutueshëm, “Der Spiegel” vendos Gjasulën në 11-shen e vitit

Aventura e Klaus Gjasulës me Paderbornin në Bundesliga zgjati vetëm një sezon, por kaq i mjaftoi mesfushorit të kombëtares sonë për të lënë gjurmë në historinë e kësaj lige. 30-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit të tij, duke luajtur titullar dhe i dhënë mjaft grintë ekipit në mesfushë. Ai luajti 28 ndeshje si titullar dhe shënoi 2 gola.

Gjasula është një lojtar, që luan me ndërhyrje në limitet e rregullores dhe kjo e ka bërë të ndëshkohet me plot 18 kartonë të verdhë dhe të bëhet lojtari më “i zverdhur” në histori gjatë një edicioni të Bundesligas. Ky është një rekord negativ, por gjermanëve nuk u ka kaluar pa evidentuar as cilësitë e tij. Të paktën “Der Spiegel” jo, pasi kjo gazetë e vendos Gjasulën në formacionin e vitit.

Gazeta ka një histori të veçantë për çdo lojtar të formacionit dhe Gjasulën e përshkruan kështu:

Klaus Gjasula. Atij iu vendos emri Klaus nga prindërit e tij sepse ata ishin fansa të mëdhenj të filmit “Black Forest Clinic”, me Klausjürgen Wussow si personazhi Profesor Brinkmann. Emri i vëllait të tij është Jürgen.

Ndërkohë, mbrojtësi me origjinë shqiptare i Paderborn ka bërë emër edhe për veten e tij për arsye të tjera. Përkrenarja e tij, të cilën e ka vendosur për shkak të një frakture në kokë që nga viti 2013, e bën atë optikisht unik në kampionat. Ky sezon ishte rekord për të. Me kartonin e tij të 17 të verdhë, që e mori në ndeshjen kundër Verder Bremen, ai vendosi një rekord të Bundesligës dhe uli nga froni Tomas Hajto të Shalkes.

Jo domosdoshmërisht diçka për të cilën krenohemi. Gjasula është një djalë i ashpër, por ai nuk është aspak i dhunshëm. Faullet e tij janë kryesisht taktike dhe askush nuk është dëmtuar në rastet kur ai është ndëshkuar me karton të verdhë. Dhe në fund të fundit, 30-vjeçari ka lënë gjurmë të përhershme për Paderborn, kur klubi duhet të garojë përsëri në Bundesliga 2 në sezonin e ardhshëm.

Formacioni i përzgjedhur nga “Der Spiegel”:

Jan Somer; Darida, Trimel, Dejvis; Gjasula, Kostiç, Uritz, Myler; Baungardner, Haland, Anderson.

/vipsport.al/