sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Reja: Shpresoj të shkoj në Shqipëri pas 15 gushtit. Hysaj, i rëndësishëm nëse motivohet si duhet

Edi Reja shpreson që pas disa javësh të jetë më në fund në gjendje që të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe t’i kthehet punës së tij në terren për të përgatitur përfaqësuesen shqiptare të futbollit për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajt e fundit të këtij viti. Në një intervistë për mediat italiane, Reja ka shpjeguar se për momentin e ka të pamundur që të udhëtojë drejt vendit tonë.

“Shqipëria është mes atyre vendeve në të cilat nuk ka qarkullim të lirë për të luajtur futboll. Shpresoj që të udhëtojmë atje pas datës 15 gusht. Kemi disa ndeshje ndërkombëtare që do të luajmë në shtator. Edhe Hysaj do të jetë mes të grumbulluarve, shpresojëm të jetë përsëri në formë atëherë. Unë e shoh plotësisht të transformuar në krahasim me më pare”, tha Reja i cili mendon se Hysaj me Napolin e transformuar ka bërë një ndryshim radikal gjithashtu.

“Napoli ka arritur të kthejë grupin në skuadër që më mbërritjen e Gatuzos. Në periudhën e Ançelotit nuk u paraqitën shumë mirë, humbi sintonia, me sa duket edhe Ançeloti ishte lodhur pak. Është një mëkat, pasi skuadra ishte konkurruese.

Napoli mund t’ia dalë me Barcelonën. Nuk ka publik, janë vetëm vlerat në fushë, Napoli mendoj se është në një gjendje të mirë fizike dhe mendore, Napoli mund të luajë shanset e tij.

Në merkato pastaj varet kush vjen e kush rri. Nëse qëndrojnë të gjithë, me ndërthurjet e duhura, krijohet një skuadër e rëndësishme, Hysaj? Nëse motivohet, është një lojtar i rëndësishëm. Më parë nuk ishte aq i qetë dhe ishte gjithmonë nën gjykimin e të tjerëve. Në periudhën e fundit ka ndjerë besimin e Gatuzos dhe të ambientit. Në fillim kishte probleme”, deklaroi Reja. /vipsport.al/