sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Reja: Nuk do jem në Tiranë për grumbullimin me të rinjtë, objektiv të rrisim futbollin shqiptar

Ditën e hënë do të nisë një grumbullim për të parë më nga afër talentet e klubeve shqiptarë për të evidentuar ata që mund t’i shërbejnë kombëtares. Pritej që i pranishëm të ishte edhe trajneri Edi Reja, por në një intervistë për Top Channel ka pranuar se për shkak të situatës nga COVID-19, nuk mund të jetë i pranishëm. Ndër të tjera, Reja theksoi se një nga objektivat është që të rritet niveli teknik i futbollit shqiptar.

“Duhet të isha në Tiranë për grumbullimin me të rinjtë. Ky grumbullim është pjesë e një programi që zgjat me vite dhe na duhet të pres edhe 15 ditë për të parë nëse do të vi në Shqipëri. Por, me video qëndroj në kontakt me stafin për të parë lojtarët e vitit 2000-2005. Jam duke ndjekur djem të ri që luajnë në Shqipëria, Zvicër, Francë, Gjermani. Nuk janë ende të njohur dhe kanë probleme me dokumentacionin. Janë pjesë e kombëtareve ku kanë lindur.

Do jem në kontakt nëpërmjet video konferencës me të gjithë trajnerët e moshave të kombëtares, programi vazhdon edhe pse nuk jam aty. Një pjesë i njohim, një pjesë jo. Objektivi është të shohim çfarë prodhon futbolli shqiptar, kemi objektiv të rrisim nivelin teknik të futbollit shqiptar”.

Këshillë për shqiptarët- “Shpresoj që të mendoni për ruajtjen e distancimit dhe maska, për larjen e duarve. Vajta në plazh këtu para ca ditësh, edhe në plazh ruhej disatanca”, u shpreh Reja. /VipSport.al/