sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rasti i parë pozitiv me COVID-19 pas rikthimit të Serisë A, ja për cilin klub bëhet fjalë

Është konfirmuar ditën e sotme rasti i parë me koronavirus në Serinë A, prej momentit kur ekipet u rikthyen të luanin. Bëhet fjalë për një të prekur në klubin e Parmës, aty ku aktivizohet edhe futbollisti shqiptar, Kastriot Dermaku.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një lojtar, por për një pjesëtar të stafit të Parmës. Tashmë, janë marrë të gjitha masat dhe ekipi është karantinuar dhe është vënë në kontroll duke iu bërë testet.

Nga testet të gjithë kanë rezultuar negativ, e në këtë formë nuk do të vihet në diskutim ecuria e skuadrës në kampionat. Megjithatë, lojtarët do vazhdojnë të jenë nën kontroll, për të shmangur të papriturat.