sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rashica: Lala është në Gjermani dhe po punon për transferimin, ju tregoj ndeshjen më të bukur

Milot Rashica e ka mbyllur sezonin me Verder Bremen dhe ndeshja e luajtur ndaj Heidenheim, me shumë mundësi ka qenë e fundit e tij si lojtar i bardhejeshilëve. Drejtori i klubit, Bauman tha se Rashica pritet të largohet këtë verë dhe këtë fakt e pohon edhe vetë sulmuesi. Rashica ishte dje i ftuar në emisionin e njohur në Kosovës, “1 kafe me Labin”.

Sulmuesi tregoi se agjenti i tij, Altin Lala është në Gjermani dhe po punon për tranfserimin e tij në një tjetër klub. Kujtojmë se Lajpcig, Herta Berlin dhe Milani janë në kërkim të shërbimeve të sulmuesit. 23-vjeçari tregon edhe ndeshjen më emocionuese në karrierë. Zgjedhja e tij është fitorja 2-3 vitin e shkuar ndaj Bullgarisë në Sofje, ku Rashica ishte autor i një goli dhe një asisti.

“Unë kam kontratë edhe për dy vite me Verder Bremen. Sapo kaluam një periudhë shumë stresuese. Agjenti im (Altin Lala) është në Gjermani dhe po merret me këtë çështje, nuk e di çafrë do të ndodhë në të ardhmen. Mund të ndodhë ndonjë lëvizje, por të shohim. Ndeshja më emocionuese? Ka shumë ndeshje, por ato me Kosovën janë të veçanta. Do kisha veçuar ndeshjen me Bullgarinë në Sofje. Ishim duke humbur, por u rikthyem në fund dhe fituam”, u shpreh Rashica. /vipsport.al/