sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Rama: Sormani? Në Itali mbase kanë kulturë tjetër. Ne treguam Fair Play, Tirana jo

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, u shfaq para mediave pas derbit mes dy ekipeve duke komentuar sfidën dhe duke treguar mendimin e tij për rezultatin e ndeshjes dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në klubin e kuq.

“Do të kisha shumë dëshirë ta nisnim me ndeshjen, pasi kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Situata e krijuar në klub nuk ishte optimale. Na mungonin 7 lojtarë, ku 5 kanë dalë pozitivë. Ndeshja ishte përgatitur me ata të tre futbollistë, u detyruam më pas të ndryshonim planet. Njëherë kanë thënë se futbolli është sport burrash, sot luajnë dhe femra. Jam krenar për skuadrën, treguam se jemi burrërorë.

Sotrmani? Secili ka parimet e veta në jetë. Sormani vjen nga Italia. Mbase atje kanë kulturë tjetër. Partizani i ka ndjekur me rigorozitet të gjitha protokollet. Kemi bërë një testim para 10 ditësh. Një futbollisti jonë kishte temperaturë. E kemi mbajtur në karantinë, doli negativ. Bilali gjithashtu doli negativ. Jemi treguar fair-play. Nuk kërkuam për asnjë moment të shtyhej ndeshja. Kishim besim se dimë të luajmë futboll nga fillimi deri në fund. Kjo ka ndodhur këto ditë. Ne do të komunikojmë me stafin teknik. Ata janë trajnerë të Partizanit. S’e kam bërë kurrë trajnerin. U ula në pankinë me Genci Tomorin. Në këtë situatë të tillë, duhet të ruhemi, por nuk duhet të kesh frikë të vazhdosh jetën duke marrë masat.

Unë e përjetoj ndeshjen njësoj si në stol edhe në pankinë si në shkallët e stadiumit. Sigurisht më vjen keq sepse mendoj gjithmonë për djemtë që derdhin djersë edhe lodhen. Dalin nga fusha me dëmtime nëpër trup, me dhimbje. Mendoj me të vërtet që e meritonin fitoren. Një gjë tjetër që do të shtoja është se ne luanim në fushën tonë, por Tirana jashtë konceptit të “Fair-Play” kishte më shumë tifoza në stadium. Nuk mendoj që është e ndershme, që në një situatë të tillë të dëgjohen edhe të sharat, edhe ngacmimet ndaj lojtarëve. Për mua është e papranueshme.

Ne jemi organizatorët, por s’kemi asnjë gjë në dorë në organizim. Kishte edhe njerëz të Partizanit që ishin ftuar, brenda numrit të limituar që ne kemi. Asnjë më tepër. Kishte edhe gazetarë. Nuk e keni parë ndeshjen nga poshtë që të kishit konceptin tamam si ishte e rreshtuar tifozeria. Me vjen keq që nuk i dhamë dot kënaqësinë e fitores tifozëve të Partizanit. Por, megjithatë, besoj se janë krenar që luftuam deri në fund.

Unë e them që tani që sezoni jonë nuk është i suksesshëm aspak. U nisëm me premisa të tjera dhe duhet të ishim në pozicion tjetër në renditje. Asgjë në jetë nuk mund të humbet. Edhe atje ku ti humbet, mëson diçka. Shpresoj që këto eksperienca të na kenë mësuar më tepër në mënyrë që në vitet e ardhshme të ndërtojmë gjërat në baza më të shëndosha dhe të jemi më të saktë.

Sherr mes lojtarëve? Nuk e di nëse e patë ndeshjen sot, çfarë kohezioni kishin lojtarët, çfarë marrëdhënie kishin me njëri-tjetrin dhe si e ndanë çdo gjë. Kam një grup shumë të mirë lojtarësh. Nuk di gjë për sherrin.

Hoxha është akoma lojtar i Partizanit edhe dëshira e Hoxhës dhe klubit është që të vazhdojë me Partizanin”, ishsin djalët e drejtorit të të kuqve. /vipsport.al/