sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Radas: Takaj më premtoi për lajme të mira nga Zvicra, Tirana e meriton kampionatin

Ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë në historinë që Skënderbeu shkruajti në këto vite. Bëhet fjalë për Marko Radas, i cili këtë sezon është kthyer pas shumë kohësh në vendlindjen e tij Kroaci, ku aktivizohet me Goricën. Në një intervistë për “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Radas shprehet se ky do të jetë viti i fundit si futbollist dhe nëse do të marrë një rol tjetër më pas, varet nga lajmet që do të marrë Skënderbeu nga Gjykata Federale në Zvicër. Radas thotë se është takuar me presidentin Takaj, i cili i ka thënë se lajmet do të jenë pozitive. Në këtë formë, mbrojtësi do të rikthehej në Shqipëri. Sakaq, Radas shprehet se Tirana e meriton këtë sezon kampionatin.

Është viti i parë i juaj jashtë Shqipërisë pas shumë vitesh që kaluat në vendin tonë, a e keni ndjekur Superligën dhe çfarë mendimi keni për Skënderbeun e këtij sezoni, si po ju duket ecuria e tyre?

“Po e ndjek Superioren, mendoj se Skënderbeu ka bërë shumë surpriza të mëdha këto vite, sepse të gjithë e dimë si është situata dhe ata kanë qenë në 3-4 vendet e para që të kualifikojnë për kupat e Europës, edhe për të gjitha këto çfarë ata kanë dhënë meritojnë duartrokitje”.

Flasim pak për planin tuaj personal, a do e mbyllni karrierën në fund të këtij sezoni apo do ta vazhdoni dhe për disa vite te tjera?

“Do mbyll këtë sezon me futbollin profesional. Mjaft ishte. Ishte shumë emocionale për kaq sa zgjati, e ndjej zemrën të mbushur nga kënaqësitë që kam marrë nga ky sport .Ishte një rrugëtim mjaft i bukur”.

Si po ju duket niveli i Superligës ketë sezon, a e prisnit Tiranën në krye?

“Mendoj se është nivel i mirë, Tirana këtë vit e meriton që të fitoj kampionatin. Këtë vit kanë luajtur shumë mirë. Edhe për këto meritojnë duartrokitje”.

A komunikoni shpesh me presidentin Takaj dhe shokët tuaj nga Shqipëria?

“Po, normale. Ishte tani para 2-3 ditësh këtu në Kroaci u takova me presidentin Takaj edhe zëvendës presidentin Arlind. Presidenti Takaj është shumë i afërt me mua gjithmonë, gjithashtu ende kam kontakte me disa shokë nga atje”.

Me çfarë do të merreni pas mbylljes së karrierës si futbollist. Trajner, drejtor sportiv, menaxher apo do largoheni fare nga bota e futbollit?

“Tani varet nga gjykata në Zvicër se çfarë do të bëj unë. Fola me Takajn edhe më premtoi që do dalin lajme të mira, kështu që do vij atje ku është shtëpia ime e dytë në Shqipëri, tek Skënderbeu”, u shpreh Radas. /VipSport.al/