sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Prononcimi për “VipSport”, Ramazan Ndreu: Duam titullin kampion, bëjmë merkato dhe stadiumin e ri

Ramazan Ndreu është “arkitekti” i rikthimit të Kastriotit në elitë brenda një sezoni, ndonëse skuadra e tij bënte pjesë në një grup të vështirë dhe me shumë ekipe me pretendime dhe traditë edhe në futbollin superior. Ndreu në një prononcim për “VipSport”, që jep para ndeshjes me Erzenin ka pohuar: “Të jem i sinqertë e kisha menduar se ky kampionat do të jetë i vështirë, sepse e njoh mirë Kategorinë e Parë. Në pamje të parë duket se nuk ka nivel, por është i fortë. E dija se do të ishte luftë e fortë deri në fund. Realisht ashtu doli, pavarësisht se ne kishim një plus në raport me skuadrat e tjera. Kjo sepse e vlerësonim çdo takim dhe kryesorja ishte të merrnim pikët maksimale në fillim. Isha i bindur se në vazhdimësi ekipi do ta merrte veten dhe do të përmirësohej”.

Rruga e rikthimit

“Që në fillim, kur ndërtuam skuadrën, nuk kishim shumë mundësi përzgjedhjeje. Realisht në fazë përgatitore ishim shumë të cunguar. Nuk ishin zgjedhjet tona ideale për të garantuar një kampionat edhe me cilësi të lartë në lojëra. Krijova një ide të qartë për të qenë të kujdesshëm. Parësore ishte marrja e rezultateve, sepse ata të garantojnë dhe të japin qetësinë që me kalimin e kohës të prodhosh edhe lojëra të mira. Kështu doli, që në fillim ishin pragmatistë, duke marrë pikët dhe duke ecur përpara. Në vazhdimësi kemi zhvilluar ndeshje të mira, jo në atë nivel që prisnim. Mos te harrojmë që kemi pasur lojtarë që kanë luajtur jashtë pozicioneve të tyre. Kemi bërë përshtatje, për të plotësuar skuadrën me lojtarë me eksperiencë dhe nivel, por jo në pozicionet e tyre. Kjo na kushtëzoi pak në rrjedhshmërinë e lojës”.

Rivaliteti

Ndër të tjera, Ndreu ndalet edhe te rivaliteti në Grupin A dhe si një trajner me ekspeiencë që ka drjetuar shumë ekipe në futbollin shqiptar, krutani shtion se: “Në fillim u mendua se grupi i ferrit ishte i veriut. Kështu ishte realisht, por me kalimin e ndeshjeve ne filluam të shkëputeshim nga ekipet e tjera dhe ra pak ritmi dhe rivaliteti. Skuadrat e grupit tonë, po t’i përmendim me emra, ishin me nivel dhe traditë. Gjatë gjithë kampionatit të nxirrnin probleme. Mendoj se grupi jonë ka qenë shumë i fortë dhe me rivalitet. Ia dolëm të dalim në krye, siç e thahse edhe më lart, duke vlerësuar ndeshjet maksimalisht”.

Projektet

“Do ketë firo nga skuadra, por baza kjo do të jetë. Futbolli kështu është, ka afrime dhe largime. Këta lojtarë kanë treguar që kanë nivel. Kryesisht kjo do jetë skuadra”.

Të rinjtë

“Do të thoja, që e mira që këtë kampionat, siç e nisëm me shumë lojtarë të rinj e që duan kohë të përmirësohen, kemi fituar 4-5 lojtarë që garantojnë për sezonin e ardhshëm. Ndoshta nuk e kanë kapur atë formën dhe nivelin siç i duhet Superiores, por duhet një grup me lojtarë që rivalizojnë. Kështu që mund të përmend lojtarë si: Lena, Prodani, Xheka, Rami, Daci, Haka, Gjinaj. Të gjithë janë lojtarë që kanë punuar mirë dhe më japin atë shpresën që vitin që vjen do jenë shumë afër ekipit titullar. Nëse nuk do të kishim finalen e fundit të Kategorisë së Parë, të ju them të vërtetën do u kisha dhënë shumë dorën lojtarëve të rinj. Jo se nuk do ua jap. Finalja kërkon që të qëndrojmë të karikuar, ndaj skuadra duhet të ruajë formën për të përballuar finale”.

Finalja

I pyetur nëse është gati Kastrioti të dal edhe kampion në Kategorinë e Parë, Ramazan Ndreu ka shtuar se: “Nuk kam pretencë për finalen. Jemi të përgatitur për çdo kundërshtar. Duhet ta fitojmë atë finale dhe kam besim shumë. Ndeshjet teke i vlerësoj shumë dhe them që do ta fitojmë”.

Merkato

“Ua kam bërë të qartë edhe futbollistëve, që Superiorja ka nivel dhe do eksperiencë. Mendoj që duhen patjetër 5-6 lojtarë të tjerë për të përforcuar këtë grup. Jo shumë të rinj, pasi ata i kemi. Duhen lojtarë që e kanë eksperiencën e Superiores dhe që garantojnë që duke u bashkuar me këtë grup te bëjmë një skuadër ku vrapimi dhe niveli të jenë të ndërthurura. Kështu mund të bëjmë një skuadër që të mos jemi kalimtarë në Superiore”.

Stadiumi

Në Krujë pritet që të ndërtohet një nga staidumet më modern në vendin tonë, por pandemia ndërpreu punimet që nisën me vrull dhe sipas Ndreut: “Çështja e stadiumit është një problem shumë i madh, sepse duhet që fusha jote të jep shumë avantazhe, të jep eufori, të jep siguri, të jep personalitet, duke pasur parasysh që ke edhe mbështetjen e tifozëve. Ky element i bie që ne na mungon. Ndoshta donta vuajmë, deri në një farë mase. Duhet të punojmë shumë nga ana psikologjike, siç punuam këtë sezon kur luajtëm më shumë jashtë se sa brenda. Do mundohemi të gjejmë një stadium që t’i luajmë të gjitha ndeshjet aty e të na duket si shtëpia jonë. Do e gjejmë një zgjidhje. Jemi në bisedime për të siguruar një stadium ku t’i luajmë të gjitha ndeshjet aty.

E.Saliu/Vipsport.al/