sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Premier League zyrtarizon datat e merkatos, klubet do të kenë edhe një mundësi të dytë

Edhe pse klubet e Premier League kanë nisur merkaton, e disa prej tyre si përshembull Ccelsi, kanë zyrtarizuar afrimet e reja për sezonin e ardhshëm, duhet të presin deri më datën 27 korrik për t’i parë lojtarët të zbresin në fushë me fanellat e reja.

Kjo pasi në ditën e sotme, Premier League ka miratuar datat se kur klubet angleze mund të zhvillojnë merkaton verore. Ajo do të nisë më datë 27 korrik, menjëherë sapo të mbyllet kampionati dhe do të përfundojë më datë 5 tetor.

Ndërkohë, klubet do të kenë edhe një tjetër mundësi për të riparuar organikën. Federata, duke marrë leje edhe nga UEFA, do të lejojë lëvizjen e lojtarëve vetëm brenda klubeve angleze nga data 5 tetor deri më datë 16 tetor. /VipSport.al/