sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Policia zbardh masat për derbin: S’ka grumbullime, lokalet në monitorim!

Ndeshja Tirana – Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19. Por policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtje të ndeshjes.

Policia thotë se  janë marrë  një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit. Blutë e kryeqytetit thonë se synojnë jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, policia informon qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen. Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

e.Saliu/Vipsport.al/