sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Polemika për Balajn, trajneri e zëvendëson para fundit të pjesës së parë

Situata e Bekim Balajt në radhët e Shturm Grac në Austri duket se po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Sulmuesi shqiptar, pas kartonit të kuq të dy javëve më parë, sot është bërë përsëri protagonsit i një episodi i cili ka sjellë edhe pakënaqësi që kanë shpërthyer mes tij dhe trajnerit të skuadrës austriake.

Balaj, i kthyer titullar në sfidën e sotme ndaj Salcburgut, u ndëshkua me një të verdhë përsëri që në pjesën e parë të duelti dhe më pas bëri disa dyluftime të diskutueshme duke shkaktuar faulle në sulm. Atëherë trajneri vendosi që të largonte nga fusha lojtarin shqiptar, duke mos pritur fundin e pjesës së parë pasi e bëri një gjë të tillë në minute e 43-të. Ky ishte më shumë një sinjal për futbollistin sesa për të zgjidhur ndonjë gjë, pasi shumë shpejt vinte pushimi i ndeshjes që ishet 1-0 për Salcburg në ato minuta.

Balaj u largua i pakënaqur duke kërkuar shpjegime nga trajneri për këtë zëvendësim dhe kjo situatë ka krijuar shumë polemika. Tifozët e Shturm Grac kanë dalë kundër sulmuesit me postimet e tyre në rrjetet sociale duke kujtuar se me sjelljet e tij në fushë po dëmtonte ekipin duke rrezikar kartonë të kuq thuajse në çdo ndeshje. Disa prej tyre e kanë cilësuar edhe të qëllimshëm veprimin e Balajt, sinjal se ai dëshiron të largohet nga ekipi i cili humbi ndeshjen e sotme me shifrat 5-2. Për shumë prej tifozëve, duket e sigurt se Balaj do të largohet nga Shturm sapo të përfundojë ky sezon. /vipsport.al/