sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pirlo prezantohet si trajner i Vrionit: Ideja ime mbi futbollin? Të dominoj ndeshjen

Andrea Pirlo është zyrtarizuar dhe është prezantuar ditën e sotme si trajneri i Juventusit U23. Ekipi që ka në përbërje edhe sulmuesin e talentuar shqiptar, Xhakomo Vrioni do të ketë mundësinë të trajnohet nga një legjendë e futbollit Italian, por edhe atij botëror.

Ish-mesfushori nis kështu jetën e re në futboll, ndërsa në prezantimin e tij ka shfaqur edhe idenë e tij mbi futbollin që do të aplikoj. Filozofia është e thjeshtë, të domino lojën.

“Skuadra ime duhet të domino lojën. Kam idetë e mia për futbollin. Pas disa javëve kurs, e kuptova që doja të bëja trajnerin. Kam gjithnjë shumë ambicioze, ashtu si edhe më parë. Sarri? Do të takohemi për të pasur një bashkëpunim të mirë. Ndërkohë, djemve duhet t’i bëj të kuptojnë se çfarë do të thotë të luash për Juventusin, si dhe sakrificat që duhen për të arritur në ekipin e parë”, u shpreh Pirlo. /VipSport.al/