sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pioli: Nuk kisha sesi të fitoja që në ardhje, Ibra ka nerva me veten, me Kesin u zura në fillim

Milani vazhdon të fitojë dhe arrin ta bëjë këtë edhe me përmbysje. E radhës ishte e mbrëmshmja ndaj Parmës, me skuadrën e Dermakut, që shënoi e para, por në fund shifrat u fiksuan në 3-1 për kuqezinjtë. Shumë i kënaqur pas ndeshjes është shfaqur Stefano Pioli, puna e të cilit po merr frytet në këtë rinisje pas karantinës. Në prononcimin pas ndeshjes tekniku tregon për nervat e dobishme të Ibrës dhe rëndësinë e një lojtari si Kesi.

“Ishte një ndeshje e ndërlikuar, pasi e dinim se do të ishte e vështirë ndaj një kundërshtari si Parma që kundërsulmon shumë. Krijuam shumë raste, edhe në pjesën e parë, por nuk ishim të qartë për t’i finalizuar ato. Reagimi në pjesën e dytë ishte shkëlqyer. Zlatan u zemërua me veten, për shkak se nuk shënoi. Ai ‘zjarr’ bën që ai të kërkojë gjithmonë më të mirën nga vetja dhe të tjerët. Ibra bëhet një ‘luan’ në fushë dhe zemërimi i tij është pozitiv.

Frenk dhe unë patëm disa vështirësi në marrëdhënien tonë në fillim. Pasi nisëm ta kuptonim njeri-tjetrin, gjërat u bënë krejtësisht ndryshe. Ai po tregon se është një lojtar i nivelit të lartë, i cili ka prezencë dhe tregon cilësi në momentet e vështira. Ekipi është rritur mendërisht, pasi tani janë të vetëdijshëm për cilësitë e tyre.

Përpiqen të jenë të ekuilibruar dhe vazhdimisht të rrezikshëm. Ju nuk mund të prisni që një trajner i ri, në një ekip relativisht të ri, të ndikojë direkt. I kishim treguar shenjat e para pozitive edhe para izolimit dhe tani po korrim sukseset e punës së bërë gjatë këtyre gjashtë muajve. Dua ta shijoj kohën time duke punuar me këtë ekip të mrekullueshëm. Kjo është kënaqësia e një trajneri”, u shpreh Pioli. /vipsport.al/