sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Përjashtimi i të paaktivizuarve nga medalja, Klop: Nëse nuk ua jep Premier Liga, e bëj unë

Liverpuli është treguar një skuadër e pamërshirshme në Premier Ligë këtë sezon, duke e dominuar në mënyrë të frikshme nga fillimi deri në fund. Ka ende ndeshje për tu luajtur, por djemtë e Klop e kanë siguruar titullin dhe tani mendohet vetëm për festën e të kuqve. Një rregull disi i çuditshëm ka trazuar ujërat në kampin e kuq.

Lojtarët, që janë aktivizuar në më pak se pesë ndeshje nuk do të kenë mundësinë të marrin një medalje në momentin e ceremonisë së marrjes së trofeut të parë të Premier Ligës, pas 30 vitesh nga ana e skuadrës nga “Merseyside”. Ky rregull ka acaruar trajnerin Jurgen Klop, i cili ka reaguar, duke kërkuar të ketë medalje për të gjithë të aktivizuarit në të paktën një ndeshje.

“Nëse portieri i dytë dhe nuk ka pasur mundësinë të luajë shumë, duhet ta marrë me patjetër një medalje. Ai është stërvitur gjatë gjithë vitit dhe nëse nuk e bën atë në mënyrën më të mirë, nuk mund të shpallesh kampion. Edhe nëse dikush ka luajtur një ndeshje, duhet të ketë një medalje. Nëse ata djem nuk do të mund të kenë një medalje mund të marrin timen”, u shpreh Jurgen Klop.

Ndërkohë, Shaqiri është brenda këtij rregulli, pasi sulmuesi me origjinë nga Gjakova ka luajtur n 6 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë me të kuqtë. Kujtojmë se sezonin e shkuar kur skuadra e Guardiolës u shpall kampione, ish-portieri i Sitit, Arijanet Muriç nuk iu akordua një medalje për shkak se nuk përmbushte kushtin e kërkuar nga Premier Liga. /vipsport.al/