sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pas Trashit, ish-lojtari i Tiranës mund të jetë largimi i radhës nga të kuqtë

Në janar ishte pjesë e një konflikti mes Bylisit dhe Partizanit, ku shkoi në Ballsh edhe pse kishte gjetur akordin, natën largohet nga hoteli, me një “sms” dërguar presidentit Kapllanaj.

Dorian Kërçiku u prezantua te Partizani, por për shkak të dëmtimeve, ai nuk ka pasur shumë hapësira, ndonëse kontrata është për një sezon e gjysmë dhe të kuqtë e konsideruan një afrim të bujshëm edhe për shkak të karrierës.

Por, pas Lorenc Trasjit, ai mund të jetë largimi i dytë nga të kuqtë, pasi Kërçiku aktualisht është në kulmin e karrierës dhe dëshiron që të shpreh vlerat në një tjetër ekip.

Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme rreth zhvillimeve, madje edhe në ndeshjen e Ballshit nuk është grumbulluar, por është parë që të stërvitet në mënyrë individuale.

E.S./Vipsport.al/